H / Hymny / M' kambë Djelmni, për ty sod dita
M' kambë Djelmni, për ty sod dita ia ka mbërri, vrapo përpara! si mos kurr ague ka drita: për liri, për fat t'mbara. Djel'e burra te vrapojmë Kush asht gjallë, i ri e plak A Kosovën ta shlirojm, A t'a lajmë token me gjak! Shqâun s'e lamë mâ t'na sundojë E tri-ngjyrishin n'vende tona, Nuk e duem, jo qi t'valojë, Shqip kah flitet asht e jona.
Djel'e burra te vrapojmë. Nuk durojm mâ kurr për s'gjallit Skllav e t'damun vlla-me-vlla! Kosovar, sokola t'malit S'na ka hije t'rrijme nên shqâ Djel'e burra te vrapojmë. Edhe shipja me dy krêna, Tuj fluturue me ndihëm t'Zotit Do t'mbretnojë prap mbi kta dhéna Sikur dikurë mbretnue pat motit. Djel'e burra te vrapojmë. Teksty umieszczone na naszej stronie są własnością wytwórni, wykonawców, osób mających do nich prawa. |
|