Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë e një qëllim, Të gjithë atij duke iu betuar, Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet, Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk friksohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor.
Në dorë armët do t'i mbajmë, Të mbrojmë atdheun në çdo vend, Të drejtat tona ne s'i ndajmë, Këtu armiqtë s'kanë vend.
Se Zoti vet e tha me gojë, Që kombe shuhen përmbi dhè, Po Shqipëria do të rrojë, Për të, për të luftojmë ne.
O flamur, flamur, shënjë e shenjtë, Tek ty betohemi këtu, Për Shqipërin, atdhen e shtrenjtë, Për nder edhe lavdërimnë e tu. Trim burrë quhet dhe nderohet, Atdheut kush iu bë theror; Përjetë ai do të kujtohet Mbi dhet, mbi dhet si një shenjtor.Teksty umieszczone na naszej stronie są własnością wytwórni, wykonawców, osób mających do nich prawa.