Ti je dita edhe nata Ti je n’dielli dhe n’dricimi Ti je lutja dhe harrimi Ti je puthja dhe gëzimi Sa të dashuroj
Ti je shpresa dhe muzika Ti je ndjenja, poezia Je ti ylli i vetmuar Je ti nata e bekuar Sa të dashuroj
Desha un’ një puthje tënde Mos të mbaroj Desha un’ përkdheljen tënde Të fluturoj Nuk mundem ma të duroj
Desha un’ një fjalën tënde Që të jetoj Desha un’ gjith’ zemrën tënde Që t’mos mendoj Ah, sa të dashuroj
Un’ i mjeri, shum’ të prita Iku nata, zbardhi dita Tuj të prit’ tek pragu i derës Në mes shiut edhe erës Sa të dashuroj
Ikin vitet dalëngadalë Ti nga zemra nuk m’ke dalë Dhe një dit’ kur do largohem N’puthjet tuja do bekohem Sa të dashuroj
Desha un’ një puthje tënde Mos të mbaroj Desha un’ përkdheljen tënde Të fluturoj Nuk mundem ma të duroj
Desha un’ një fjalën tënde Që të jetoj Desha un’ gjith’ zemrën tënde Që t’mos mendoj Ah, sa të dashuroj
Dashuroj, dashuroj, dashuroj Teksty umieszczone na naszej stronie są własnością wytwórni, wykonawców, osób mających do nich prawa. |
|