Ndjehem i vrarë Rënkon trupi im dhe i vajzës Që e kam pranë Që pranë e kam Ti hënë e zbehtë Ngrohi këmbët e mia të zbathura Që ecin vetëm drejt ...ato pa adresë Ku je ti, vajzë Me qytetin ishim shokë Humbëm gjithçka që deshëm Ajo nuk kthehet te ne Në ecjen tënde Gjithçka sot m'u duk e zbrazët Qeshën me ty frikacakët Dhe ata që baltë mbi ne hodhën Dhe sot... E vetme je ti perballë meje E vrarë është ëndrra Ndaj sytë e tu përgjumjen se duan Ata që flenë me zërin tonë Pranë do na kenë Në këtë qytet të vjetër Ku jeta tashmë lind Larg do të shkojmë, ndoshta jo shumë Zemrën e lamë te ky vend ku une dhe ti U deshëm shumë dhe deri larg ...në harrim Lotët u derdhën Mbi faqen tënde të brishtë Ku koha gjurmë ka lënë Ato i shoh Me flokët luaj unë Ndoshta tani më i qetë se më parë Si në ëndërr ...ishim të dy Ku je ti, vajzë Me qytetin ishim shokë Humbëm gjithçka që deshëm Ajo nuk kthehet te ne Në ecjen tënde Gjithçka sot m'u duk e zbrazët Qeshën me ty frikacakët Dhe ata që baltë mbi ne hodhën Dhe sot... E vetme je ti perballë meje E vrarë është ëndrra Ndaj sytë e tu përgjumjen se duanTeksty umieszczone na naszej stronie są własnością wytwórni, wykonawców, osób mających do nich prawa.